140 mijë euro në muaj, kurë novatore mjekësore për Michael Shumacher

140 mijë euro në muaj, kurë novatore mjekësore për

Rreth 140 mijë euro në javë, kaq kushton trajtimi mjekësor i Michael Schumacher, familja e të cilit ka zgjedhur një kurë novatore me shpresën se ish kampioni i Formula 1 mund të rifitojë disa aftësi të nevojshme për të bërë një jetë më normale pas aksidentit me ski të vitit 2013 që e ka lënë në gjendje vegjetative.

Truri i gjermanit ka marrë dëmtime të rënda ndërsa për të kujdesen 15 infermiere dhe doktorë gjatë 24 orëve. Sot 53 vjeç, Michael 6 muaj pas aksidentit ishte në gjendje koma ndërsa mjekët kanë bërë një mrekulli duke e mbajtur në jetë pas një operacioni shumë të vështirë ku hoqën copëza gjaku të mpiksur në trurin e tij.

Që prej vitit 2014 Michael është zhvendosur në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës ndërsa familja ka shitur avionin privat dhe shtëpinë në Zvicër për të arkëtuar 30 milionë euro me të cilat 8 herë kampioni po kurohet.

Edhe pse ka shumë pak informacion rreth gjendjes së tij, ai e kalon kohën i ulur në karrige me rrota dhe reagon ndaj situatave që ndodhin rreth tij. Në vitin 2019 iu nënshtrua një terapie me qeliza staminale për të rikuperuar një pjesë të sistemit nervor.

Mjekët kanë bërë të ditur në të shkuarën se ai vuan nga degjenerimi i masës muskulare dhe osteoporoza si pasojë e qëndrimit në gjendje të palëvizshme prej disa vitesh.

EMISIONET