14-0, Franca bën histori, Mbappe dhe “Gjelat”  vendosin rekorde ndaj Gjibraltarit

14-0, Franca bën histori, Mbappe dhe “Gjelat”  vendosin

Franca shënoi fitoren më të thellë ndonjëherë ndërsa mposhti me rezultatin 14-0 Gjibraltarin në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024.

Gjelat e kishin siguruar kualifikimin, por nuk e neglizhuan ndeshjen.

7 gola për secilën pjesë të lojës.

Ishte një natë rekordesh për Kylian Mbappe, Olivier Giroud dhe Warren Zaire-Emery.

Mbappe shënoi një tripletë mes të cilave një gol nga rreth 40 metra.

24 vjecari arriti kuotën e 300 golave, ndërsa kaloi në vendin e tretë në lisën e golashënuesve më të mirë të Francës duke kaluar Antoine Griezmann.

Dha edhe tre asiste.

Warren Zaire-Emery ,në moshën 17 vjeç, tetë muaj dhe 11 ditë, ai u bë lojtari më i ri që shënon për Kombëtaren franceze që nga vitit 1914.

Ai shënoi  me gol debutimin me kombëtaren para se të dilte nga fusha i dëmtuar.

Olivier Giroud dhe Coman me nga dy gola secili. Thuram, Clauss, Fofana, Adrien Rabiot dhe Ousmane Dembele gjithashtu e gjetën rrjetën për të thyer rekordin e rezultatit më të thellë të kombëtares Frances.

Dy ishin autogola nga lojtarët e Gjibraltarit që prej minutës së 18 mbetën vetëm 10 në fushë.

Franca e përfundoi ndeshjen me 39 goditje në portë, krahasuar me asnjë të Gjibraltarit.

EMISIONET