1 milionë dollarë për çdo postim. CR7 futbollisti më influent në Instagram

1 milionë dollarë për çdo postim. CR7 futbollisti më

Cristiano Ronaldo nuk ka rivalë në garën e rrjeteve sociale. Në Instagram, ai është një nga njerëzit më të ndjekur dhe influentë. Këtë primat ai e ruan edhe në mesin e të gjithë lojtarëve që do të luajnë në Kupën e Botës.

Ky është përfundimi në të cilin del “Nielsen InfluenceScope” që shton se në këtë garë ai lë pas Lionel Messin, Neymar e Mbappe. Influenceri ka marrë në analizë disa detaje si psh. numrin e ndjekësve, koeficientin e përfshirjes, vlerën e markës  dhe disa aktivitetin, del në përfundimin se CR7 fiton mesatarishi 1 milionë dollarë për postim.

Pavarësisht problemeve që ka pasur me Manchester United, vetëm gjatë vitit të fundit, ka regjistruar 47 % rritje të ndjekësve në Instagram. Messi ka një çmim më të kripur për një postim, rreth 2.6 milionë por argjentinasi poston shumë më rrallë se luzitani.

Ndërkohë, Vinicius jr. pasi shënoi golin në finalen e Ligës së Kombeve me Real Madrid, është rritur me 90% në Instagram duke gyrë në listën e 10 më të ndjekurve të futbollit në Instagram.

 

 

 

 

EMISIONET