“Tërmet” te Man. United. Solskjaer kritikohet ashpër për humbjen në Champions League

“Tërmet” te Man. United. Solskjaer kritikohet ashpër

Kur bën një merkato të madhe dhe sjell super lojtarë si Ronaldo, Sancho e Varane, detyrimisht edhe pritshmëritë janë të mëdha për Man. United e gjithashtu edhe kritikat do të jenë të forta në rast dështimi.

Kështu ka ndodhur pas humbjes me Young Boys në ndeshjen e parë të Champions League ku trajneri norvegjez është “kryqëzuar” nga ish yje të Man. United për menaxhimin e ndeshjes dhe dështimin me zëvendësimet, shkruan Ora News.

Në minutën e 70’, kur “djajtë e kuq” ishin me një lojtar më pak dhe Young Boys po kërcënonte portën e De Geas, Solskjaer bën dy zëvendësime, heq Ronaldon dhe Bruno Fernandes dhe fut Lingard me Matiç. Lingard bëri gabimin në pasim në golin që pësoi ekipi dhe kaq ka mjaftuar për ta kritikuar ashpër trajnerin.

Rio Ferdinand vuri në pikëpyetje sjelljen në grup të Cristiano Ronaldos i cili sipas tij ishte vendosur nga krahët por vet portugezi u pa duke dhënë indikacione ndaj lojtarëve siç bën një trajner. Dhe Ferdinand mendon se Ronaldo duhet të pranojë vendimet e trajnerit dhe jo të bëjë asistentin ndaj dhe Solskjaer sipas tij duhet të vendosë kontroll mbi ekipin.

Më i ashpër ishte ish portieri Peter Schmeichel i cili kritikoi direkt Solskjaer.

“Mund të diskutojmë zgjedhjet në formacion. Nëse është ndeshja e parë e Championsit dhe ndeshjen e radhës e ka të dielën ndaj West Ham, përse trajneri nuk vendosi formacionin më të mirë të mundshëm në Champions? Tifozët duan Cristianon në fushë edhe nëse ekipi është me 10 lojtarë pasi ai merr topin dhe të zgjidh çdo situatë. Nuk e kuptoj zëvendësimin e Ronaldos me një lojtar si Lingard i cili një vit më parë u hoq nga klubi në huazim pasi nuk jepte asgjë. Ishin zgjedhje të gabuara”, deklaroi ish portiere danez i Man. United.

EMISIONET