Spitali Covid 4 hap dyert për pacientët e parë

Spitali Covid 4 hap dyert për pacientët e parë

Spitali Covid 4 ka hapur sot dyert për pacientët me Covid të cilët do të marrin shërbim nga një staf mjekësor i trajnuar.Ky spital me me kapacitet prej 100 shtretërish ka pritur pacientët e parë që vijnë nga spitalet Covid 1 dhe Covid 3.

Ministrja Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në ambientet e spitalit tha se ka qenë pjesë e strategjise hapja e 4 spitaleve dhe se vazhdojnë përgatitjet për skenarët e tjerë që mund të vijnë për  t'iu shërbyer qytetarëve shqiptarë

Ogerta Manastirliu: Ne e kishim pjesë të strategjisë tonë përfshirjen e katër spitaleve në fazën e parë, kjo erdhi në kuadër të rritjes së numrave dhe plotësimit të kapaciteteve në tre spitalet Covid. Kjo është një sfidë për të gjithë ne. Nuk do të jetë e lehtë është një tjetër hap drejt rritjes së kapaciteteve tona. Forca do t'ia  dalim dhe në këtë sfidë dhe padyshim që përtej gjithë punës që po bëhet patjetër që përgatitemi për skenarët e tjerë për të lehtësuar të gjithë sistemin shëndënetore për t\i shërbyer qytetarëve shqiptarë kudo që ata janë.

Manastirliu falënderoi mjekër dhe infermierët për angazhimin e tyre maksimal duke i cilësuar si një trup unik në përballimin e pandemisë.

https://youtu.be/PwP9POCR5UE

Vendi Lajme Aktualitet manastirliu covid 4

EMISIONET