E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin u shpreh se Edi Rama është kryeministri që i duhet këtij vendi dhe PS është forca që i duhet për udhëheqjen e këtij vendi.

Spiropali: Te PD-ja është një kec i rrethuar nga shumë mamadhi të vjetra. Keci është në krye. PS është alternativa fituese dhe besoj se këtë gjë njerëz me nuhatje fituese dinë ta dallojnë.

Edi Rama është kryeministri që i duhet këtij vendi dhe PS është forca që i duhet për udhëheqjen e këtij vendi. Timoni është aftësia për të drejtuar dhe këtë e treguar se e ka më të spikatur se të tjerët.