Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin u shpreh se pritja që iu bë Edi Ramë në Turqi është motiv krenarie, pavarësisht nëse pëlqehet Turqia dhe Erdogani.

Spiropali: Pritja që iu bë Edi Ramës në Turqi është motiv krenarie, pavarësisht nëse të pëlqen Turqia dhe Erdogani. Ne nuk vendosim dot për politikat e Turqisë dhe për Erdoganin, sepse ne kemi në dorë vetëm të ruajmë dinjitetin tonë si shtet.

Edhe pritja në Greqi ishte dinjitoze me kryeministrin grek. Problemet mes Greqisë dhe Turqisë nuk do t’i zgjidhim ne, por sigurisht që Rama diskutohet si një faktor stabiliteti dhe i shkathët në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe ndërtues i urave sikurse ka quajtur Bild. Ne vuajmë nga kjo mungesë vetëdijeje patriotike.