Spiropali: Grida Dumën nuk e shoh konkurrente, s'më pëlqen krahasimi - #EXPULS

Spiropali: Grida Dumën nuk e shoh konkurrente, s'më pëlqen

Ka startuar mbrëmjen e sotme, në ketë fillim viti (2 janar 2021) formati më i ri televiziv në ekranin gjeneralist të RTV Ora, EXPULS, një program nga Ronaldo Sharka.

E ftuara e parë dhe speciale e kësaj puntate e mbushur me surpriza dhe emocione, ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ndër të tjera ka folur edhe për faktin që shpesh e krahasojnë me Grida Dumen dhe anasjelltas, pasi u pyet nga moderatori Ronaldo Sharka.

"E kam dëgjuar disa herë, nuk e shoh si konkurente. Nuk kam asnjë lidhje me Gridën, kur kemi rastisur nëpër studio jemi respektuar. Pastaj unë që e vogël jam ndjerë mirë si vetja ime dhe nuk kam bërë krahasime me të tjerët, më është dukur vetja pak si ndryshe"- u shpreh Spiropali duke shtuar se duhet të besojmë më shumë tek konkurrenca.

Ndiqni intervistën e plotë për më tepër:

https://youtu.be/Cy6iaTN-w7w

Vendi Showbiz Lajme Politikë elisa spiropali interviste grida duma konkurence expuls

EMISIONET