Mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” ka qenë  e ftuar spikerja e njohur e lajmeve në RTV ORA, Kostana Morava.

Ndryshe nga sa jemi parë ta shohim ajo ditën e sotme përballë moderatorëve Arjon Muça dhe Arjola Shehu ka ardhur për të folur mbi rrugëtimin e saj të gjatë në botën e televizionit.

Kostana  mbi supe mban një karrierë të gjatë pasi ajo ka filluar të shfaqet në televizion që në moshën 13-vjeçare. Ka qenë babai i saj i cili e ka shtyrë drejt kësaj bote kaq të bukur dhe të vështirë njëkohësisht.

“Dëshira e babait tim, ai më shikonte kur bëja koncertet e lagjes dhe në shkollë. Mund të flisja para publikut pa patur komplekse. Më pas më çoi në një konkurs dhe u përzgjodha për të qenë drejtuesja e emisionit të fëmijëve asaj kohe“–  tregon ajo.

Pranon se gjatë karrierës së saj është përballur dhe me situata të sikletshme ‘maskilizimi, e seksizmi në televizione” për të cilat është e vështirë të ngrihet zëri për shkak se mund të paragjykohesh por në ambiente të ngushta ka këshilluar shumë vajza të reja që duan të bëjnë karrierë në television.

Vitet më vonë më janë bërë padrejtësi dhe janë të pashmangshme. Jo për vend pune, se unë prap do shkoja do isha dikur tjetër  do bëja atë që di të bëj punën time. Por çfarë mund të më ketë lënduar mund të kenë qenë sjellje të drejtuesve të caktuar në televizion që nuk kanë qenë të hijshme. Krahas çdo gruaje le të themi.

Maksilizëm, seksizëm të gjitha këto sjellje. Unë personalisht kam qenë që fëmijë vazhdoj dhe sot që jam grua  edhe nënë të jem shumë e ndjeshme ndaj trajtimit që i bëhet grave e të gjitha moshave. Dhe kur më ka ndodhur mua mbi supet e mia nga drejtues meshkuj të televizioneve të mëdha. Kur më ka ndodhur jam ndjerë vërtet keq  edhe pse jam munduar në ambientet e mia intime  dhe miqësit e mia ta them si një këshillë për këdo që të jetë  i vëmendshëm, të kundërshtojë dhe të mos imponohet. Për fatin e keq në vendin ku jetojmë është vështirë të flasësh mbi këtë gjë pasi menjëherë duke qenë se je grua do të paragjykohesh.

Ndryshe nga vendet e tjera të botës në të cilat këto sjellje jo të hijshme dënohen nga autoritetet në Shqipëri mund të themi se është një luftë e humbur“- tregon Kostana.

Kontrata me RTV Ora

Por kjo nuk ndodh në ambientet e RTV Ora. Me plot gojën e pranon se ishte zgjedhja më e mirë.

“Ishte një zgjedhje e menduar mirë dhe për të vendosur ndërgjegjen në vend. Për herë të parë mu dha mundësia që të them me zë e figurë publikisht një pjesë të ndërgjegjes time qytetare të drejtimit të lajmeve. Ishte një përmbushje e vetes time. Jam shumë e gëzuar këtu”

Pse vendosa të qeth flokët

Në periudhën e karantinës Kostana tërhoqi vëmendjen sepse qethi flokët zero.

Për një veprim të tillë ajo mori jo pak reagime, por përse e bëri?


“Kisha gjithë jetën time si e rritur të mendoja si mund të dukem unë pa flokë. Je gjithmonë një paraqitje “me ndërhyrja”, pra grimi, flokët. Gjithmonë kam menduar si dukem. Momenti i parë është shumë I vështirë  por në atë moment ndihesh në siklet. Mendoj se çdo njeri sidomos femrat edhe për tu vënë në pozicionin e dikujt tjetër. “

Momenti i parë kur u pa në pasqyrë?

“Ishte pak traumatik”

Pse refuzoi ftesat në studio?

“E bëra për vete dhe as nuk mendova që do të bëhej lajm.E bëra për vete dhe jo për tu shfaqur nëpër media”

Tani që Kostana prej muajsh është në studion e RTV Ora si prezantuese e lajmeve mban paruke derisa të rriten.

“Në momentin që duhej të vendosja për publikun duhej të zgjasja flokët. Ishte një moment dhe jo për të qenë gjithmonë ashtu dhe duke qënë kështu flokët janë të vështirë për tu rritur”

Madje me batutë thotë se flokët e partnerit janë rritur më shpejt se të asaj.

Shikoni videon e emisionit.