Një mbrëmje spektakolare ajo e çerekfinaleve të Champions League ku vëmendja ishte sigurisht në “Allian Arena” ku PSG i dha një leksion bavarezëve me fitoren 3-2.

Suksesi në transfertë tashmë i bën parizienët favoritë për të arritur në gjysmëfinale por janë ende edhe 90’ minuta të tjera për t’u shijuar.

Ishte mbrëmja e Mbappe i cili realizoi dy gola, të parin menjëherë në minutën e 3’ sapo nisën reshjet e dëborës në Munchen ndërsa në minutën e 28’ Marquinhos I dha goditjen bavarezëve me golin e dytë.

Menjëherë Chupo-Moting, një ish lojtar i PSG shkurtoi diferencën për skuadrën e Flick por Mbappe në një kundërsulm perfekt në minutën e 68’ shënoi të tretin për ekipin e Pochettinos. Gjithsesi, kualifikimi mbetet ende shumë i hapur dhe do të vendoset në “Parc des Princes” teksa për Bayernin ka një lajm të keq sepse Lewandowski nuk do të jetë as në ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë në sfidën tjetër, Chelsea nuk e diskutoi fitoren 2-0 në fushën e Portos për të bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales falë golave të Mount në 32’ dhe Chilwell në 85’.