Të bësh gazetari në Shqipëri është një mision i vështirë, por të ngresh një media është një mision që duhet doemos të kapërcejë të vështirën.

Këto ishin fjalët që dëgjoja më shpesh 14 vite më parë kur nisëm udhëtimin me Ora News.

Në fakt arritëm të ngrejmë jo një televizion, por dy të tillë, madje dhë një web që sot shihet si pikë referimi dhe një radio të cilën jemi mësuar ta dëgjojmë kudo.

Gati 14 vite më parë e nisëm me këmbëngulje për t’i shërbyer interesit publik, duke rezistuar me profesionalizëm maxhorancave në pushtet që ikin e vijnë apo edhe politikës agresive në tërësi.

Shumë iu bashkuan nismës, emrat më të rëndësishëm të gazetarisë në vend me të cilët hodhëm themelet e një medieje që solli të vërtetën për këdo e trembte apo nuk pranonte ta shihte në sy.

Në këto vite ishim aty ku shumë nuk guxonin të shkonin dhe jo vetëm ngjarje që tronditën vendin, apo sollën ndryshime të mëdha, por dhe në problemet që çdo familje shqiptare ka.

Në këto vite ishim aty ku shumë nuk guxonin të shkonin, dhe jo vetëm në ngjarje që tronditën vendin a sollën ndryshime të mëdha por edhe në problemet që çdo familje e thjeshtë shqiptare ka.

E për këtë u jam falenderues për themelet e një medie të fortë, për ngritjen e një gazetarie që shumë e çmojnë.

Shumë të tjerë iu bashkuan e vazhdojnë të bashkohen. Me ta kemi bërë një udhëtim të gjatë të vështirë por shpërblyes.

Jeni dëshmitarë se për shkak të asaj që ne dimë të bëjmë jemi përballur me sfida që çdo kënd do ta kishin gjunjëzuar.

Por me ju, treguam që kjo është rruga e drejtë e një medie, rruga e çdo gazetari dhe për këtë jemi pagëzuar si “Të parët për lajmin e fundit”

Por falë atyre që guxuan të flasin të vërtetën, të refuzojnë heshtjen sot nuk jemi vetëm “Të parët për lajmin e fundit” jemi po ashtu televisioni me emisione që prekin çdo fushë të jetës, madje shpejt do të na bashkohet dhe “Dy Botë”.

Këtë javë dy televizionet rinisin vrullshëm sezonin e ri.
Disa menduan se na gjunjëzuan, të tjerët se vijimi qe i pamundur.

Sigurisht është një sulm përballë të cilit shumë kush do të mendonte dorëzimin.

Ne foto: Mesazhi i Presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi

Ora News do të vazhdojë të sfidojë jo vetëm si “Të parët për lajmin e fundit” por do të vijojë të ndjekë në detaj gjithçka kërkohet të mbahet e fshehtë, t’i jetë pranë çdo familje, të bëjë transparencë për atë çfarë ndodh pas vendimeve të pushtetit në shërbim të interesit publik.

Ndërsa RTV Ora, me larmishmërinë që ofron, ju siguroj do të vazhdojë të jetë televizioni i të gjithëve, jo vetëm në familje, por dhe pikë reference në çdo fushë.

“Ajo çfarë më ka dhënë më shumë frymëzim, forcë, kurajo në këto ditë jeni pikërisht ju. Në këto dy muaj kam marr mesazhe pa fund mbështetëse, sigurisht i falenderoj dhe i vlerësoj.

Sigurisht më japin forcë. Por është puna juaj mbështetja që ju më dhatë, jo përmes fjalëve, por përmes rezistencës suaj, përmes guximit tuaj, duke mos pranuar të heshtni, më ka bërë që të qëndroj edhe më i fortë në përballjen me drejtësinë dhe çdo lloj sulmi. “

Kam bindjen se ky sulm shpejt do të kalojë. I takon drejtësisë të bëjë punën e saj, ashtu sikurse ju, miq, familja ime e madhe, bëni punën tuaj që kthehet në frymëzim e shpresë për këdo. Kjo situatë do të na bëjë dhe do ju bëjë edhe më të fortë. Një përvojë që pak e kanë kaluar.

Në këto vite jam munduar t’i jem pranë kujtdo nga ju. Kam dëgjuar e kam mësuar, jemi rritur së bashku. Por sot jeni ju ata që treguat se themelet e forta të më shumë se një dekade më parë janë kthyer në një kështjellë të fortë të fjalës së lirë.

E kjo më bën të mos ndalem. Ndoshta e zgjata disi, por ju siguroj se sot jemi më të fortë si media se më parë, e sigurisht do të jemi edhe më të fortë në të ardhmen.

Do të shqetësohesha në fakt nëse nuk do të kishim përballje, ndaj për rezistencën dhe profesionalizmin tuaj në këto muaj dua tju inkurajoj të jeni edhe më të fortë.

Kjo nuk do të jetë beteja e fundit, sepse ju keni treguar se kurrë nuk duhet të heshtësh së thëni të vërtetën. E unë për këtë ju përshëndes e do të jemi gjithnjë me ju e pranë jush.

Ndaj ju ftoj të jeni edhe më kurajoz, të thoni atë që të tjerët nuk guxojnë ta thonë zëlartas.

Të ngrini shqetësimet që shqiptarët kanë, por që mediat e tjera i lënë të kyçura në sirtar për shumë arsye. Të gjithë kemi nevojë për këtë. Ndaj ju falenderoj!