Spanja i kalon shifrën e 1 milionë të infektuarve me koronavirus

Spanja i kalon shifrën e 1 milionë të infektuarve me koronavirus

Spanja ka regjistruar më shumë se një milion raste koronavirus, duke u bërë vendi i parë i Evropës Perëndimore që kalon këtë shifër historike.


Të mërkurën vendi raportoi 16,973 të infektuar dhe 156 vdekje në 24 orët e fundit.

Mësohet se Spanja, me një popullsi prej rreth 47 milionë, është vendi i gjashtë në botë që kalon shifrën e një milion të infektuar pas Shteteve të Bashkuara, Indisë, Brazilit, Rusisë dhe Argjentinës

Evropa ka parë rritje të infeksioneve të reja gjatë muajve të fundit, duke i detyruar qeveritë të sjellin rregulla të reja të rrepta për të provuar dhe kontrolluar situatën dhe për të siguruar që spitalet të mos mbingarkohen.

Bota Lajme Covid-19 spanja raste te reja me koronavirus

EMISIONET