Prokuroria e Posaçme ka pushuar hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Hetimet për të nisen kryesisht, pas publikimit të videos ku pretendohet se Alla shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike, të llojit kokainë.

Hetimet u drejtuan nga prokurori i SPAK Ened Nakuçi i cili pas disa muaj verifikimesh ka vendosur t’i pushojë ato me argumentin se nuk janë gjetur dhe vërtetuar elemente te vepres penale ndaj kryebashkiakut.

Çështja e regjistruar ndaj kryebashkiakut socialist bazohej ne nenin 283 te kodit Penal, konkretisht për shitje, marrje, dhe mbajtje te substancave narkotike.

Alla iu nënshtrua disa analizave nga ku rezultoi se nuk ishte konsumues i lendës narkotike.

Gjithashtu ekspertimit iu nënshtrua edhe video e publikuar në media.

Ne reagimet e tij, Lefter Alla pretendoi se video është montuar  dhe se po përdorej për ta shantazhuar. Po pavarësisht vendimit të prokurorit do të jetë gjykata ajo që do të vendosë nëse do ta pranojë apo jo pushimin e çështjes.

Dosja pritet të dorëzohet në gjykatë në muajin shtator.