SPAK në veprim për shembjen e Teatrit Kombëtar, nis marrjen në pyetje

SPAK në veprim për shembjen e Teatrit Kombëtar, nis marrjen

SPAK ka nisur hetimin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Para prokurorëve është paraqitur avokatja Adriana Kalaja, e cila ka dëshmuar, sipas saj, shkeljet e bëra nga Bashkia e Tiranës.

Katër muaj pas shembjes së Teatrit Kombëtar, dhe pas disa padive të dorëzuara nga Aleanca për Teatrin, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur hetimin.  Akuza mësohet se ka bashkuar në një hetim të gjashtë paditë e bëra me argumentin se kanë të njëjtin objekt.

Tashmë SPAK ka nisur marrjen në pyetje të personave në lidhje me këtë çështje.

Para prokurorëve ka dhënë shpjegimet e saj avokatja Adriana Kalaja, në cilësinë e autores së kallëzimit penal por edhe si dëshmitare pasi ka qenë prezente në vendngjarje gjatë shembjes së teatrit.

Artistët kanë denoncuar Bashkinë e Tiranës dhe Këshillin Bashkiak për shkelje ligjore në lidhje me vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas tyre, shkelje janë vërejtur në aktekspertizën e shkeljes, kalimin në pronësi por dhe në ndërhyrjen për shembjen rreth orës 4 e 30 të mëngjesit.

Po ashtu dhe raporti i KLSH që sugjeron rindërtimin ashtu si ishte dhe ku ishte, por dhe mbështetja nga partner ndërkombëtare për ta rikonstruktuar ndërtesën para shembjes, kanë qenë pjesë e argumenteve të aleancës.

Ndërkaq Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka cilësuar akt taleban shembjen e Teatrit Kombëtar si dhe shkatërrimin e vlerave arkeologjike në Durrës.

Vendi Lajme teatri kombetar shembja e teatrit kombetar SPAK hetime Aktualitet adriana kalaja

EMISIONET