SPAK, bum përgjimesh në 2020, nga 1175 të përgjuar u arrestuan vetëm 171 persona

SPAK, bum përgjimesh në 2020, nga 1175 të përgjuar u

Një numër rekord prej 1175 qytetarësh janë përgjuar nga  Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë vitit 2020. Pavarësisht numrit të veprave penale të kufizuara në kompetencën e saj, SPAK ka kryer mijwra përgjime nga të cilat janë arrestuar vetëm 171 persona. Në bilancin e punës së vitit 2020, SPAK bën të ditur se ka shqyrtuar 251 kërkesa për sekuestro nga OFl nga të cilat kanë përfunduar deri tani ne gjykatë 173.

Prokuroria e Posaçme ka përgjuar një numër rekord prej 1175 personash gjatë vitit 2020, duke regjistruar telefonatat dhe mesazhet e shkëmbyera nga 1373 numra telefonik.

Ky fakt bëhet i ditur në raportin përfundimtar e SPAK për punën gjatë vitit 2020, ku thuhet se nga ky total përgjimesh janë arrestuar 171 persona, kryesisht për veprën penale të korrupsionit, 49 procedime penale me 322 subjekte janë hetuara për veprën penale të grupit të strukturuar kriminal ndërsa për trafikimin e lëndëve narkotike me 36 procedime janë përgjuar 788 subjekte.

Në raport bëhet me dije dhe venia në përdorim të zyrës së përgjimit, e cila që prej marsit tw kwtij viti ndodhet brenda ambienteve të godinës të Prokurorisë së Posaçme.

Sipas raportit të SPAK, në datwn 13 dhjetor 2019 është bërë lidhja e kontratës nga Ministria e Brendshme për blerjen e Sistemit të Përgjimit.

Me date 28 shtator 2020, ka filluar montimi, instalimi dhe konfigurimi i sistemit në ambientet e përcaktuara.

Prokuroria e Posaçme ka marrë në dorëzim sistemin e përgjimit në fund të muajit Janar 2021.

SPAK ka bërë publike edhe tw dhena edhe për Operacionin Forca e Ligjit.

Nga 7 shkurti 2020 deri më 31 dhjetor 2020, nga Policia e Shtetit, janë paraqitur 251 materiale ndërkohë që janë dërguar në gjykatë 120 kërkesa për sekuestrim pasurie.

Për 117 prej tyre Gjykata është shprehur me vendim deri ne fund te vitit 2020 , ndërsa 3 prej tyre kanë kaluar për shqyrtim për vitin 2021.

Në 27 vendimet e dhëna nga Gjykata, 25 janë pranim kërkese për konfiskim pasurie dhe vetëm heqja e sekuestros të vendosur nga policia gjyqësore në kushtet e emergjencës në 20 raste.

Refuzim i kërkesës për vendosje sekuestro në 22 raste. Kthim për plotësim i materialit të dërguar nga policia gjyqësore në 51 raste.

Kanë mbetur për t’u trajtuar në muajin janar 2021 edhe 31 materiale, për shkak të depozitimit të tyre nga policia gjyqësore në ditët e fundit të vitit 2020.

EMISIONET