Spaho: 57% më shumë biznese të vogla të mbyllura se vitin e kaluar, janë shtuar dhe rritur taksat

Spaho: 57% më shumë biznese të vogla të mbyllura  se vitin e

Ekonomia shqiptare ka përjetuar dy goditje të forta, tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia Covid-19.

Për ekspertin e ekonomisë në PD Mateo Spaho, më e prekur është biznesi i vogël.

I ftuar në ''Ora News'', Spaho tha se krahasuar me vitin e kaluar, është rritur me 57%, numri i biznesve të falimentuara.

Mateo Spaho: ''Hallka më e dobët është biznesi i vogël. Ne kemi parë të dhënat fillestare që vijnë nga vetë INSTAT, e konfirmuar nga Drejtoria e Tatimeve që thonë se në krahasim me vitin e kaluar, sasia e bizneseve që janë mbyllur dhe kanë falimentuar, është rritur me 57%. Do të thotë që 58 mijë persona sot nuk kanë punë në biznesin e vogël. Kjo është një e dhënë shumë e keqe. Së paku, 50 mijë fmailje do të kenë probleme të mëdha, që mund të shkojnë deri te mbijetesa. Janë njerëz që sapo të hapen kufijtë mund të bëjnë gati valixhet dhe të emigrojnë. Një gjë shumë e rëndë sepse nuk janë vetëm sipërmarrës të vegjël, por janë edhe konsumatorë.''

Sipas tij, biznesit të vogël i janë shtuar dhe rritur taksat.

Mateo Spaho: ''Me biznesin e vogël është luajtur. Është luajtur në vazhdimësi. Qeveria shpeshherë ka thënë do ulim taksat dhe çfarë ka ndodhur është që edhe përsa i përket biznesit të vogël, Ministria e Financave vitin e kaluar shtoi pragun e TVSH. Të gjitha ato që ishin detyrime për të dhënë llogari nga biznesi i madh i është vënë edhe biznesit të vogël. Ndërkohë që ka taksa të tjera nga pushteti vendor, siç është infrastruktura arsimore, taksa për godinën dhe ambientet e brendshme, taksa të rritura për energjinë, ujin e pijshëm, të cilat rëndojnë biznesin e vogël.''

Për Spahon, lufta kundër informalitetit duhet të bëhet ndaj biznesit të madh e jo të vogël.

Mateo Spaho: ''Që nga viti 2015 e kujtojmë mirë se çfarë ka ndodhur. Fushata gjoja kundër ionformaliteti, por në fakt ishte fushatë represioni ndaj biznesit të vogël. Rezultatet kanë qenë zgjgënjyese për buxhetin e shtetit, sepse nuk është biznesi i vogël ai që bën informalitetin, por faturat e trukuara nga një pjesë e biznesit të madh. Në fakt është oborri i pushtetit, sepse vetëm ata që kanë akorde të caktuarakanë luksin të trukojnë letrat dhe mos të kapen nga autoritetet doganore dhe tatimore.''

Intervistoi në studio Matilda Mcini, përgatiti për online Renato Çaushi.

Ekonomi Lajme ekonomi taksa biznesi i vogel mateo spaho faliemtim

EMISIONET