Sot e nesër vendosen fatet e qeverisë italiane Conte 2 e cila nisi punën më 5 shtator 2019 pas daljes nga qeveria e forcës politike Lidhja drejtuar nga Matteo Salvini ish zëvendëkryeministër e ministër i brendshëm i ekzekutivit Conte 1.

Sot 15 muaj nga kjo qeverisje, po shfaqet i njëjti skenar.

Kanë kaluar vetëm pak ditë kur Partia Italia Viva e ish kryeministrit italian Matteo Renzi dorëhoqi dy ministrat e tij nga ekzekutivi i qeverisë Conte 2, duke deklaruar daljen nga mazhoranca qeverisëse e duke shkaktuar një krizë qeveritare në mesin e një situate të vështirë të pandemisë Covid në Itali.

Mbi të ardhmen e qeverisë e krisjen politike të mazhorancës qeverisëse, Kryeministri italian Giuseppe Conte pritet të referoj sot në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit italian duke kërkuar votëbesimin e qeverisë Conte 2. E një ditë më pas, pra ditën e martë 19 janar,  besimi ndaj qeverisë do të votohet në dhomën e Senatit.

Por, nëse në dhomën e deputetëve marrja e votëbesimit duket e garantuar nga pjesa më e madhe e deputetëve që priten të votojnë pro, shumë më e vështirë shfaqet vota e senatorëve italianë.

Qeverisë Conte 2 i duhet të paktën 161 vota pro që të marrë votëbesimin e Dhomës së Senatit, numër ky që për momentin nuk është i siguruar.

Praktika kushtetuese italiane kërkon që  në rast se qeveria nuk merr votëbesimin në Parlamentin, dy janë skenarët e mundshëm; krijimi i një qeveri institucionale ose shkuarja  në votime të parakohshme.

Por analistët e politikës italiane parashikojnë dhe një tjetër skenar të tretë në rast se dhoma e senatit voton kundër votëbesimit të Conte 2.  E ky skenar i qujatur si “mazhoranca alternative qeverisëse”, shfaqet për momentin si alternativa më e mundshme në suazën e situatës së emergjencës pandemike e ekonomike ku ndodhet vendi.

Mos marrja e 161 votave pro mund të çojë kryeminsitrin italian në dorëheqjen e tij e rimarrjen e fuksionit të kryeministrit me qëllimin e punës për të gjetur një mazhorancë alternative për të qeverisur, duke përfshirë në negociatat  dhe “përgjegjësit” e kësaj krize qeverisëse ,  pra Partinë Italia Viva.

Por dhe në këtë skenar,i takon Presidentit të Republikës Sergio Mattarella të vendos të ngarkoj ose jo Giuseppe Conte për drejtimin e qeverisë në gjetjen e aleatëve të shumicës qeverisëse.

Forcat kryesore qeverisëse Partia Demokratike e Lëvizja 5 Yje, janë aktivizuar për të siguruar votat aleate të deputetëve e senatorëve, e loja mbetet e hapur në numrat pro ose  kundër besimit ndaj Conte 2.