Sot., në ora 16:00, në “Elbasan Arena” Shqipëria dhe Kosova përballen në miqësoren e rradhëa pak ditë para dy sfidave zyrtare në Nations League.

Tekniku Edi Reja pritet të heqë dorë nga skema 3-5-2, duke vendosur variantin 4-3-1-2. Ndërsa Dardanët, që vijnë në këtë takim pa teknikun Bernard Challandes për shkak të infektimit me Covid-19.

Por si priten të rreshtohen skuadrat?

Në portë pritet ta nisë si zakonisht Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje me katër do të ketë tre debutues: Doka, Çepele dhe Hoxhallari ose Ismajlgeci. Në qendër rikthehet Ismajli. Ndërsa mesfusha me treshen Çokaj, Ramadani e Memushaj, si dhe një mes Selahit e Kallakut para tyre. Sulmi do të ketë dyshen Uzuni-Balaj.

Nga ana tjetër, Kosova vjen me një formacion të frikshëm, pasi rikthehet Muriqi në sulm, ndërsa do të mbështetet nga Zhegrova, Celina dhe Bernard Berisha. Kosova mbylli dje përgatitjet në stadiumin e Durrësit.

Formacionet e mundshme sipas “Panorama Sport”: