Pozitiviteti i rasteve me Covid-19 ditën e sotme në vendin tonë ka qenë në nivelet më të larta që nga nisja e pandemisë.

Kështu është shprehur mjekja Liliana Ramasaço, e ftuar në “Tempora”.

Sipas saj, nga informacionet që ka nga kolegë të saj që merren me testime, në 40 persona që iu bëhet tamponi 30 dalin pozitivë.

Liliana Ramasaço: “Fatkeqësisht kemi edhe më shumë humbje jete se çdo periudhë tjetër. Në atë kohë kishim një grafik “dhëmbët e sharrës”, asnjëherë nuk arritëm pikun, por nëse shohim rastet pozitive, sot ka qenë pozitiviteti më I lartë I infektimeve. Ka qenë rreth 38%. Ky pozitivitet, sipas orientimit të OBSH, duhet të jetë maksimumi 10%.

Nga informacionet që unë kam, nga kolegë të mi, që merren me testimet, thonë se në 40 persona të testuar 30 dalin pozitivë. Do të thotë se testohet pak dhe me këtë pozitivitet ti nuk mund të shpresosh për një përmirësim të situatës.

Lexo edhe:

Situatë e ngarkuar në spitale/ 12 viktima dhe 832 raste të reja në 24 orët e fundit

COVID-19/ Përkeqësim i shpejtë gjatë nëntorit, 174 vdekje më shumë se tetori