Ditën e sotme në orën 12:00 pritet të nisë procesi i vaksinimit në Shqipëri, i cili do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”.

Për të folur më shumë në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë mjeku, Besnik Jakaj ku i shqetësuar tregoi se që prej fillimit kemi një mungesë transparence.

Sipas mjekut shumë pyetje nuk kanë marrë përgjigje dhe Agjencia e Barnave nuk ka dalë të japë një informacion të detajuar për qytetarët.

“Shqetësimi im është transparenca . Agjencia e Barnave nuk del të japë informacionin për qytetarët, është detyrim ligjor. Edhe në këtë panik, në këtë situatë kaq sensitive duhet që në mënyrë absolute të dalë dhe të thotë, vaksinat janë nisur, kanë ardhur këtu, i kemi, kanë ardhur me këto kushte, me këtë frigorifer, kjo është çertefikata e analizës, kjo është çertefikata e origjinës, prodhuesi është ky dhe blerja është kjo “

Gjatë fjalës së tij Jakaj thekson faktin se duke qenë se Shqipëria është pranë zgjedhjeve dhe kryeministri, Edi Rama të gjithë procesin e vaksinimit po e përdor për fushatën elektorale.

“Rama po e përdor vaksinën si vaksinë elektrorale. Zgjedhejt janë shumë afër edhe ai po e përdor. Për të bërë propagandë të vetes së vet politikisht, për mua është gabim kushdo që ta bëjë këtë. 10 mijë doza u bënë 20 mijë doza, mbaruan zgjedhjet, problemi është: A do të vaksinohen shqiptarët apo jo? A do të vaksinohen me vaksinë brenda standarteve apo jo?“- thotë ai.

Lexo edhe: Sot në orën 12:00 nis vaksinimi anti Covid, Rama publikon videon