Soreca takon drejtuesit e SPAK dhe Byrosë së Hetimit: Pritshmëritë e mëdha, duhen rezultate

Soreca takon drejtuesit e SPAK dhe Byrosë së Hetimit:

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, zhvilloi sot një takim me shefin e SPAK, Arben Krajën, dhe drejtoreshën e FBI, Aida Hajnaj.

Teksa u shprehu mbështetjen e BE, Soreca ka nënvizuar rëndësinë që SPAK të vazhdojë të japë rezultate nisur edhe nga pritshmëritë e mëdha që ka ndaj këtij institucioni.

“U takova sot me Shefin e SPAK, Arben Krajën dhe drejtoreshën e FBI, Aida Hajnaj, ku diskutuam për arritjet e deritanishme të SPAK dhe procesin transparent të rekrutimit për hetuesit e FBI. Është e rëndësishme të vazhdohet me të njëjtën intensitet dhe angazhim, duke pasur parasysh pritjet e mëdha në SPAK, si dhe për të vazhduar dhënien e rezultateve. Unë theksova rëndësinë e ecjes përpara me trajnimin dhe emërimin e shpejtë të hetuesve. Gjithashtu ritheksova se BE është e gatshme të vazhdojë ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së plotë për SPAK si një nga elementët kryesorë të Reformës në Drejtësi” shkruan ai në Twitter.

Vendi Lajme SPAK Kronike luigi soreca byroja kombetare e hetimit

EMISIONET