Soreca takim me Metën në Presidencë, Kryemadhi me ambasadorin britanik

Soreca takim me Metën në Presidencë, Kryemadhi me ambasadorin

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, zhvilloi sot një takim me kreun e Shtetit Ilir Meta në Presidencë.

Nuk dihen arsyet e kësaj vizite, por vlen të theksohet se  takimi vjen në nisje të sesionit të ri politik dhe para mbledhjes së Këshillit Politik për kodin e ri zgjedhor.

Ndërkohë kryetarja e LSI-së ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik Duncan Norman.

Në tryezën e diskutimeve të Këshillit Politik janë dy çështje të nxehta për diskutim, implementimi i ndryshimeve kushtetuese në kodin e ri zgjedhor dhe koalicionet parazgjedhore.

Vendi Lajme ilir meta Politikë luigi soreca

EMISIONET