Soreca si Kim: Listat e kandidatëve, përgjegjësi ligjore e morale e krerëve të partive

Pas ambasadores së SHBA, Yuri Kim, edhe ai i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, kërkon nga partitë politike që të tregojnë kujdes me kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Sipas diplomatit të Brukselit, krerët e partive politike kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për integritetin e lartë të kandidatëve për deputetë.

Soreca në Twitter: "Diskutime si ato të sotmet janë thelbësore për të drejtuar votuesit dhe kandidatët në procesin demokratik. Unë pres që partitë politike të angazhohen me rekomandimet e OSBE-së dhe të mos lejoj që iniciativa e sotme demokratike shumë e shëndetshme të mbetet pa vëmendje.

Drejtuesit e partive kanë një përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta të integritetit".

Lexo edhe:

Kim rikujton shpalljen “non grata” të Tom Doshit: Shqiptarët meritojnë më shumë

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit luigi soreca Aktualitet kandidatet partite politike zgjedhjet e 25 prillit

EMISIONET