Soreca: "5 qershori” kusht për negociatat, të miratohet

Soreca: "5 qershori” kusht për negociatat, të miratohet

Votimi i marrëveshjes së 5 qershorit për reformën elektorale është konsideruar kusht për negociatat e integrimit. Me këtë mesazh të dhënë në Vlorë ambasadori i BE-së Soreca, i ka konsideruar ndryshimet e Kushtetutës si tejkalim i këtij pakti. Duke saktësuar se për këtë duhej të ishin zhvilluar konsultime, ai thekson se për to duhet gjetur mekanizmi gjithëpërfshirës.

Në ditën që Tirana ziente nga zhvillimet politike, zëri zyrtar i Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasdori Luigi Soreca u ka bërë thirrje që të zbatojnë marrëveshjen e 5 qershorit duke e votuar sa më shpejt në Kuvend.

 “BE e ka mirëpritur marrëveshjen e 5 Qershorit. Ka qenë proces gjithëpërfshires. Është thelbësore që kjo marrëveshje të miratohet. Ky është prioriteti kryesor. Ndaj ftojmë parlamentin që ta votojë.”

Nga Vlora, Soreca i cili së bashku me ambasadoren e SHBA-së Kim dhe atë britanik Norman, i përsëriti politikës shqiptare se pa eeformën zgjedhore nuk ulen në një tryeze me BE.

 “Reforma zgjedhore është kusht kusht kyç për fillimin e negociatave të anëtarësimit, kjo është bërë e qartë edhe në përfundimet e këshillit në mars 2020. Pa ketë kusht, Shqipëria nuk mund të ulet në konferencen e parë ndërqeveritare.”

Për ndryshimet kushtetuese që hapin listat dhe ndalojnë koalicionet zgjedhore, Ambasadori tha se nuk janë pjesë e rekomandimeve, ndaj rekomandoi dialog me mekanizmin e marrëveshjes së 5 qershorit.

"Kemi parë që janë bërë disa propozime shtese, të ashtuquajturat ndryshime kushtetuese për sistemin zgjedhor. Këto nuk janë pjesë e rekomandimeve të OSBE ODIHR, pra janë jashtë tyre.  Sipas orientimeve të Venecias e OSBE këto ndryshime për sistemin zgjedhor do të kërkonin që të bëheshin konsultimet e duhura. Ne natyrisht  e njohim rolin e parlamentit për sistemin zgjedhor. Ne inkuratojmë të gjitha palët e përfshira që të vijojnë diskutimin, dialogun me të njëjtën frymë bashkëpunuese dhe të njejtin mekanizëm gjithëpërfshirës për marrëveshjen e 5 qershorit".

Kjo është deklarata e dytë e fortë e dhënë për tensionet politike, ku dhe nënkryetari i CDU-CSU paralajmëroi ndërprerjen e negociatave të integrimit nëse ndërhyhet tej marrëveshjes së 5 qershorit.

Vendi Lajme Politikë vlore marreveshja e 5 qershorit luigi soreca

EMISIONET