Sophia Loren rikthehet në aktrim pas një dekade

Sophia Loren rikthehet në aktrim pas një dekade

Sophia Loren, tani 86 vjeç, do të shfaqet në dramën e pritshme të Netflix, The Life Ahead (Jeta përpara) që drejtohet nga i biri, Edoardo Ponti.

Filmi me regji të djalit të saj, Edoardo Ponti ka në qendër historinë e një gruaje të moshuar hebreje, ish-punëtore seksi, dhe e mbijetuar e Aushvicit, si dhe marrëdhënien e saj me një fëmijë senegalez. Kur Edoardo i propozoi rolin e Madame Rosës, ikona e kinematografisë nuk mundi t’i thotë jo.

“Jeta përballë saj” është një libër që e njoh shumë mirë, dhe personazhi më tërhoqi shumë, duke më bërë të rikthehesha në kohën kur hodha hapat e parë në kinematografi. Është një histori që ia vlen të rrëfehet”, shprehet Loren e emocionuar.

Për herë të fundit Sophia Loren ka interpretuar në filmin “Nine” në vitin 2009.

Showbiz Lajme rikthim aktore sophia loren interpretim

EMISIONET