I ftuar në Tempora nga Sonila Meço, politologu Afrim Krasniqi tha se ndryshimet kushtetuese në funksion të zgjedhjeve që po tentohen të merren në 30 qershor janë me pasoja afatgjata për vendin.

Ai tha se kjo është hera e parë që bëhen të tilla sepse ndryshimet kushtetuese janë bërë me kompromis dhe me opinion te Komisioni i Venecias.

Afrim Krasniqi: Kjo krijon 2 situata. E para ndërhyrjen në kushtetutë në funksion të zgjedhjeve dhe kjo do të jetë pasoja më afatgjatë për Shqipërinë. Kjo është hera e parë sepse ndryshimet kushtetuese janë bërë me kompromis dhe me opinion te Komisioni i Venecias.

Në rastin konkret Këshilli i Evropës kërkoi që të ketë një opinion nga Venecias dhe u refuzua. Po të merrni draftin e 15 qershorit dhe atë të kaluar në parlament duket sikur është një draft krejt tjetër.

Do të thotë se nuk kemi të bëjmë më me një nismë të një grupi deputetësh. Kemi të bëjmë me një nismës dhe një përdorim në funksion të kalkulimeve elektorale.