Në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputetja Jorida Tabaku tha se marrëveshja e 5 qershorit nuk është e plotë, por ishte për të t’u dhënë zgjidhje disa çështjeve kryesore.

Tabaku: Marrëveshja e 5 qershorit ishte një dakordësi në të mirë të administrimit të sistemet zgjedhore. Ne nuk na heq dot njeri nga sistemi. Ëhstë e vërtetë që ishte një mënyrë për t’i ulur palët në tavolinë për të diskutuar.

Ajo që u arrit në 5 qershor nuk është një reformë e plotë që i jep zgjidhje çështjeve kryesore, por më mirë se sa të bëhej më shumë, u gjykua se prekja e disa e elementëve do të ishte e rëndësishme për kriteret e integrimit.

Ndryshimet duhet të jenë me konsensusin e të gjithave palëve, por ndryshimet e njëanshme të kushtetutës që duan të bëjnë është e papranueshme, pasi shkelet çdo balancë.