Tempora - Përballje titanësh në Tiranë, ministra dhe ish-kryeministra në garën e kryeqytetit

Tempora - Përballje titanësh në Tiranë, ministra dhe

Rreth 30% e parlamentit të zgjedhur në 25 prill do të ketë përfaqësuesit e saj në një qark, qarkun e Tiranës.

Kryeqyteti për herë të parë do të përfaqësohet në Kuvend me 36 mandatete deputetësh, duke patur 2 mandate më shumë krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Duke patur parasysh edhe numrin e lartë të mandateve, e duke qenë se kryeqyteti shpesh konsiderohet si pararojë dhe vendimtare në një rezultat zgjedhor, subjektet politike kanë zgjedhur të blindojnë listat e tyre të kandidatëve.

Socialistët kanë zgjedhur në krye të fushatës Erion Veliaj, kryebashkiaku në mandatin e dytë të tij dhe natyrshëm personi që e njeh shumë mirë territorin.

Ndërsa listën kanë zgjedhur që ta kryesojnë me dy gra, e që në këto kohë të vështira pandemie globale, si dhe tronditja që pëso Shqipëria në nëntor të 2019, socialistët vendosën në krye të listës së kandidatëve Luljeta Bozdo dhe Najada Como.

Lista pasohet me ministrat apo ish -ministrat në kabinetin qeveritar, ku pjesa më e madhe janë pjesë e listës së Tiranës.

Ogerta Manastirliu, Etilda Gjonaj, Arben Ahmetaj, Belinda Balliku, Elisa Spiropali, Pandemi Majko, Mimi Kodheli, Fatmi Xhafaj janë pjesë e skuadrës se Edi Ramës për Tiranën.

Edhe koalicioni i Partisë demokratike ka zgjedhur që Tiranën ta blindojë me emrat më të rëndësishëm të saj.

Vetë kryetari Lulzim basha ka zgjedhur të kryesojë listën e kandidatëve të kryeqytetit, duke i mëshuar në këtë mënyrë rëndësisë së madhe që ka rezultati i Tiranës në këto zgjedhje.

 Lideri historik, ish kryeministri Sali Berisha është gjithashtu në listën e Tiranës.

Në tiranë Lulzim Basha ka zgjedhur të kandidojë edhe krerët e partive aleatë Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Vangjel Dule si dhe Shpëtim Idrizi. Duket se opozita ka zgjehdur “kokat” e saj që të jenë pjesë e garës së Tiranës.

Lëvizja Socialiste për integrim do të garojë më vetë në këto zgjedhje dhe beteja e Tiranës është shumë e rëndësishme për të.

Monika Kryemadhi kryeson listat e kandidatëve në tre qarqe e natyrshëm një prej tyre është Tirana.

Lista pasohet me emrat më të rëndësishëm të LSI si Erisa Xhixho, Petrit Vasili, Klajda Gjosha, Përparim Spahiun apo dhe Edmond Haxhinasto.

Emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga 3 partitë më të mëdha në vend na tregojnë qarqe se beteja për Tiranën do jetë mjaft e fortë.

Ne do presim rezultatin por ndërkohë partitë kanë ndezur motorët dhe janë në fushatën, ndoshta më të nxehtën dhe më të vrullshme të viteve të fundit.

Tirana mund të quhet pa frikë përballje titanësh për politikën shqiptare.

Vendi Lajme tempora Aktualitet

EMISIONET