Mjeku Beltoja: Nuk ka vend për panik, mezi e kam pritur vaksinën

Mjeku Beltoja: Nuk ka vend për panik, mezi e kam pritur vaksinën

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, mjeku Alban Beltoja tha se në Itali po vaksinohen me vaksinën e Pfizer dhe se nuk ka vend për panik.  

Alban Beltoja: Në Itali po vaksinohen me vaksinën e Pfizer, vaksina që bëra dhe unë. Përveç dhimbjes në vendin e injektimit që bëhet në muskul nuk kam pasur efekte të tjera anësore. Kjo është vetëm doza e parë. Efekti anësor mund të jetë te doza e dytë, temperaturë që zgjat vetëm një ditë. Doza e dytë krijon imunitet të plotë dhe bëhet pas 21 ditësh.

“Lufta” e shkaktuar nga covid e përhapur në të gjithë Italinë, por shifrat nuk janë shumë të larta. Vaksina na rezulton të jetë shumë e sigurt, sepse përdoret teknologji e testuar prej vitesh. Përbërësit nuk janë të tillë që mund të shkaktojnë dëm në organizëm, nuk preket ADN-ja. Njerëzit t`i besojnë ekspertëve të shkencës.

https://youtu.be/5qWuiieczK4

Vendi Lajme Aktualitet arena

EMISIONET