I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, ish-presidenti Bujar Nishani u shpreh se Nga disa media është përpjekur që të ngatërrojë procesin përzgjedhës të kandidaturave.

Ai tha se ka qenë një përzgjedhje pozitive, jo eliminimi negativ.

Bujar Nishani: Nga disa media është përpjekur që të ngatërrojë procesin përzgjedhës të kandidaturave. Në fakt në thelb ka qenë një përzgjedhje pozitive, jo eliminimi negativ. Shqyrtimi është bërë në çdo degë të partisë dhe nga 20 kandidatura p.sh nga Kukësi, metodika ka qenë se sa kandidatë dalin, sa i takojnë Kukësit, Hasi dhe Tropojë.

Nga 20 propozime, sipas formulës i takonte që në proces duhet të liheshin vetëm 10 emra. Nuk ka qenë metodikë për të eliminuar 10, por vetëm për të zgjedhur 10 më të mirët që plotësonin disa kritere. Në fazën e parë kanë qenë kritere të përgjithshme si arsimi dhe, aktiviteti politik dhe mos pasja e një rekordi kriminal.