Të jesh një model apo modele është privilegj kudo në botë, por në Shqipëri sa i përket kësaj fushe jemi akoma shumë hapa mbrapa nga vendet e tjera të botës.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora Sonny K. Elson i cili është një ndër fotografët më në zë ka folur  për modelingun në Shqipëri dhe mënyra se si ka ndryshuar modelet e dikurshmet, me modelet e sotme.

I pyetur nga moderatori, Arjon Muça , nëse ka në Shqipëri modeling të mirëfilltë, Sonny tha se vendi ynë është ende shumë mbrapa.

Gjatë bisedës në studio Sonny me humor pyeti dhe aplikacionin “Siri” dhe ai kishte të njëjtin mendim me fotografin.

“Siri a ka modeling në Shqipëri?”- e pyet fotografi.

Pse tallesh o plak”- përgjigjet Siri

” Ai modelingu që ne pretendojmë se është jashtë jemi akoma pak mbrapa. Këto vajza që punojnë për dyqane që marrin pjesë nëpër reklama ekziston, por jo në nivele kaq të mëdhaja.

Se ti e di nëse kalon kufirin e Tiranës, mbaroi. Puna është më e vakët, modeling ka, goca të përgatitura ka ashtu si ka dhe profesionistë të tjerë. Gjithmonë jemi në nivele pak më të ulëta”