Nëse drejtësia e re do të nisë një mision për hetimin e pronësisë së medias, atëherë të hetojë të gjithë pronarët e mediave.

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Tempora”, Sonila Meço referuar hetimit pasuror nga SPAK të presidentit të Yldon Media Group, thotë se nuk mund të persekutohet askush për një vendim të pastër gjykate.

Ajo thotë se kanë kaluar 13 vjet që asnjë qeveri apo institucion drejtësie nuk ka marrë asnjë masë për pasuritë e Ndroqit, të gjitha të deklaruara.

Meço: Duam përgjigje për të gjithë pronarët en mediave në Shqipëri. Nëse në fund të ditës zoti Ndroqi ka pasur biznese në dritën e diellit, shohim media që me sy të lirë nuk justifikojnë pasurinë e tyre. Nëse do ti shkosh deri në fund pronësisë së medias nise me të gjithë. Nuk përbën Ylli Ndroqi asnjë përjashtim me këtë çështje.Nuk mundet dot një vendim  gjykate të të persekutojë gjatë gjithë jetës. Do të kishte persekutuar që nga 2007 dhe deri tani në 2020.Kanë kaluar të gjithë ato qeveri dhe prokurorë. Ne si gazetarë kemi firmosur një kontratë përballë një njeriu që nëse ka pasur këto probleme garant duhet të na dilte ky shtet dhe këto organe drejtësie. Ku ishin?

Meço nënvizon se në momentin që kjo media ka marrë një frekuencë publike nuk është më pronë e pronarit të atij televizioni por është pronë e shqiparëve.

Meço: Në mementin që media preket, shteti shqiptar duhet të japë garancinë e plotë që puna e gazetarëve dhe kujtdo punonjësi që hyn dhe del në atë ambient është e garantuar.

Meço më tej sqaron se zoti Ylli Ndroqi nuk është në proces penal por është në proces të verifikimit të pasurisë së tij.

Meço: Është ndaluar në një makinë  të tij e marrë me kredi. Publiku duhet të dijë diçka. Ky moment ka ndodhur në një kohë ku vetë zoti Ndroqi ka ngritur një padi në SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.Kam nënshkruar kontratën me këtë televizion me 15 nëntor të 2018 dhe më kujtohet sesi dy muaj më pas vinin sulme, provokime, kërkesa për heqje lajmesh dhe linqesh nga Rtv Ora. Sikurse të ishte një konflikt mes një kryebashkiaku dhe pronari mediash, do ishte një pazar i prishur.

Por kur kërcënimet bëhen të dukshme, flitet dhe në emër të një Ambasade të rëndësishme, një zyrtar godet jo vetëm pronarin e medias,  por dhe televizonin dhe gazetarët dhe pronari i medias i akuzuar në këtë rast ka guximin dhe shkon në SPAK, hap çështjen, nuk prezantohet i padituri në këtë rast,  SPAK në vend që të hetojë këtë gjë krejt papritur ndërmerr këtë gjë.

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News