Quhet Jacinda Ardern.

Është kryeministrja 40 vjeçare e Zelandës së Re. Me një kërcim të shpenguar brenda mureve të zyrës priti lajmin se vendi shënoi 100 ditë pa transmetim komunitar covid-i.


Njoftoi herët për vendin vetizolimin, mbylli herët kufijtë dhe shfaqi një empati, që psikologjikisht lehtësoi popullin dhe e bëri më të durueshme pandeminë.

Vendi u hap gjithashtu herët, masat u hoqën thuajse të gjitha veç kufijve të mbyllur me një kosto të madhe për turizmin. Por, që po adresohet me vende të reja pune nga investimet e mëdha publike.


Kaloi edhe dy kriza të mëhershme në krye të qeverisë, sulmin me 51 të vrarë në xhamitë e Christchurch vitin e kaluar dhe shpërthimin shkatërrimtar të një vullkani. Po bëhet gati për zgjedhje, në shtator. Premtime të mbajtura, sondazhe me kryesim bindës.


Drejton Partinë e Punës nga viti 2017. U bë mama gjatë mandatit qeverisës.
Qesh, gjithnjë me një fytyrë të ëmbël e garantuese. Zë faqet e para të shtypit ndërkombëtar me suksese në menaxhime krizash në vendin e 5 milionë banorëve, thyerjeve të forta tektonike e shpërthimit të vullkaneve.
Chapeau!

(Koment i Sonila Mecos ne facebook)