Sonila Bejtja është anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuse.

Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sot ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit të saj nga Kreu i Shtetit, zonja Sonila Bejtja u betua para Presidentit Meta, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe duke u zotuar se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë gjyqtares Bejtja në detyrën e saj tepër të rëndësishme dhe me përgjegjësi të lartë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Zv/kryetarja e Kuvendit, znj.Vasilika Hysi, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, znj.Vitore Tusha, Avokati i Popullit, zn.Erinda Ballanca, drejtuesja e misioni OPDAT të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, znj.Michelle Lakomy, shefi i Sektorit Politik dhe i Ngarkuar me punë në Delegacionin e BE në Tiranë, z. Alexis Hupin si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Ditën e djeshme, pas intervistimit të saj KED dërgoi në Presidencë emrin e Bejtjas si anëtarja e radhës së Kushtetuese.

LEXO EDHE: Kushtetuesja në pritje të anëtarit të 7-të, KED i dërgon Metës emrin e Sonila Bejtjes