Në emisionin Tempora të Sonila Meços në RTV Ora, duke i referuar shifrave të Durrësit publikuar nga Antonio Notto për zgjedhjet e 25 prillit, analisti Artan Hoxha u shpreh se PD duket se po shkon drejt niveleve historike në këtë qytet.

Hoxha: PD duket se po shkon drejt niveleve historike në Durrës. Këtu është për tu parë brenda qarkut nëse do të ketë më shumë intervista, nëse ka më shumë rikuperim në Durrës apo në pjesën krutane.

Ndërsa gazetari Dritan Hila tha se PD ka një rritje spektakolare në këtë qytet dhe se ndoshta lidhet me procesin e rindërtimit.

Hila: Më duket një rritje spektakolare e PD-së në Durrësit. Ose është e pasaktë ose ka probleme me rindërtimin. Mund të jetë një vote revolte dhe mbetet për t’u parë. Sa i përket LSI-së për rezultatin se i ka ikur një deputet historik si z. Koka, një njeri influent.

Lexo edhe: LIVE/Sondazhi I Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS e LSI, rritet PD. Ja çfarë ndodh në Tiranë