Në emisionin Tempora të Sonila Meços në RTV Ora, duke i referuar shifrave të Durrësit publikuar nga Antonio Notto për zgjedhjet e 25 prillit, analisti Agron Gjekmarkaj u shpreh se në Durrës sheh lokomotivën e ndryshimit në Shqipëri.

Gjekmarkaj: Për mua rezultati i Durrësit është shumë interesant dhe mendoj se ky qytet zien për një sërë arsyesh. Ka mbingarkesën e pushteti, krizat, kryebashkiakët, rindërtimin, tërmetin dhe mbivendosja e krimit në punët publike.

Mendoj se kjo gjë e ka çuar valencën drejt opozitës, sepse dihen lidhjet që janë shfaqur në media, shkojnë drejt mazhorancës. Në Durrës shoh lokomotivën e ndryshimit në Shqipëri.

Lexo edhe: LIVE/Sondazhi I Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS e LSI, rritet PD. Ja çfarë ndodh në Tiranë