Antonio Notto, drejtues i “Notto Sondaggi”, autor i sondazhit të parë për zgjedhjet e 25 Prillit, publikuar mbrëmjen e sotme në RTV Ora, është shprehur se, këto të dhëna janë një fotografi në prag të nisjes së fushatës elektorale, e cila sipas tij do të jetë shumë vendimtare për rezultatin final të votimit.

Antonio Notto: Doja të theksoja atë që thashë më parë. Rezultatet që pamë sot janë një fotografi. Kemi një elektorat prej 30% të pavendosur dhe nuk dine cilën parti do të votojnë. Kështu që, fushata elektorale do të jetë shumë vendimtare që të shohim kush do të fitojë apo humbasë. Të dhënat e sotme do të jenë të ndryshme ditën e zgjedhjeve.

Ne kemi një sondazh të parë pa fushatë elektorale. Kur të nisë fushata elektorale do të kuptojmë se si partite që kanë pasur sot një koeficient elektoral do ta rrisin këtë koeficient apo do ta kenë më të ulët.

Do të kemi parti që janë në limite, por që do të marrin një kuptim në fushatë. Është një fotografi në pikën e nisjes të fushatës elektorale. Kemi parë në zgjedhjet e shkuara që fushata elektorale ndikon shumë në votë.

Në javët në vazhdim, RTV Ora dhe “Notto Sondaggi” do të vijojnë me publikimin e sondazheve edhe në qarqe të tjera.

Lexo edhe:

LIVE/Sondazhi I Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS e LSI, rritet PD. Ja çfarë ndodh në Tiranë e Durrës