Rtv Ora dhe Antonio Notto publikuan këtë të martë sondazhin e parë kombëtar, sipas të cilit PS, LSI dhe PDIU kanë një rënie nga zgjedhjet e 2017, ndërsa PD ka një rritje.

Ndërkohë në sondazhin e veçantë për qarkun e Durrësit, PS,LSI dhe PDIU kanë një rënie.

Ndërkohë rritje ka Partia Demokratike. Por opozita e bashkuar rezulton të jetë fituese për këtë qark.

Ku janë të përqëndruar më shumë telefonatat?

Antonio Notto: Në linja të përgjithshme në prefekturën e Durrësit është në proporcion me numrin e banorëve.Nëse Durrësit ka 49% të banorëve, 49% e kampionit tonë është marrë në qytetin e Durrësit. Kemi pasur si referim përqindjen e banorëve në qytetin e Durrësit në krahasim me prefekturën e Durrësit.

Artan Hoxha: Bie në sy një rikthim i PD drejt niveleve të saj historike në këtë qark. Është rikuperim nga 2017. Duhet para nëse ka një diferencë në rikuperim për pjesën durrsake të qarkut përkundrejt pjesë krutane dhe fushë krutane të qarkut. Në bashkinë Krujë dhe Fushë Krujë ka një ndikim goxha të madh të krimit të organizuar përfshirë dhe Shijakun. Duhet parë me kujdes.

Dritan Hila: Më duket një rritje spektakolare e PD me 16 pikë,1/3, ose është e pasaktë, kampioni ose i bie që ka probleme me rindërtimin. Lidhur me LSI jam dyshues se ka ikur një deputet historik i LSI, Lefter Koka.Është njeri influent dhe ka një familje influente.

Artan Hoxha: Miti i eskponentëve nuk është kaq i fortë sa duket.

Dritan Hila: Njerëzit influentë do të mbeten influentë. PS duke mos pasur aleatë do të mbështetet te këta. Do ta vërtetojë prilli rezultatin e LSI.

Antoni Notto: Në prefekturën e Durrësit numri i intervistave është 1000, i ndarë mes qytetit të Durrësit dhe bashkive të tjera. Është bërë me telefon fiks dhe celular.

Agron Gjekmarkaj: Pas sondazhit kombëtar, kjo e Durrësit është më interesantja. Ky qytet zien për një sërë arsyesh.Te Durrësi shoh lokomotivën e ndryshimit në Shqipëri, është e shprehur me përqindje.

LEXO EDHE

LIVE/Sondazhi Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS-LSI nga 2017, rritje PD