Sondazhi në RTV Ora/ Hasimja: Shqiptarët votojnë tradicionalisht, mosbesues ndaj partive të reja

Sondazhi në RTV Ora/ Hasimja: Shqiptarët votojnë tradicionalisht,

I ftuar në Ora News, ku po diskutohet sondazhi i ditës së djeshme i RTV Ora dhe IPR Marketing, politologu Ermal Hasimja është shprehur se, edhe opozita ashtu si mazhoranca, i ka ndezur motorët por në forma të ndryshme.

“Opozita i ka ndezur motorët, nuk është se nuk i ka ndezur. Por mënyra si vepron opozita ndryshon nga ai që ka qeveria, që ka shumica aktuale. Meqënëse është në pushtet dhe ka kanale të tjera komunikimi më të drejtpërdrejta me mbështetësit e tyre, për një pjesë janë të punësuarit e vet. Kështu që situata është ndryshe te mënyra se si komunikon.

Kjo krijon përshtypjen se të dyja kanë mënyra të ndryshme komunikimi por vjen më shumë nga ky efekt.

Me sa kam parë këto ditë, opozita është aktive. Ditët e fundit edhe në rrjetet sociale. Mesazhi është ai që kemi ndjekur gjithë këto kohët e fundit

Duhet të shohim nëse do të kemi një përpjekje të opozitës për ti kthyer zgjedhjet e ardhshme në një referendum me një pyetje apo në përhapje në çështje të ndryshme", u shpreh Hasimja.

Matilda Mcini: A ruajmë tradicionalitetin, pavarësisht partive të reja që vijnë?

Ermal Hasimja: Shqiptarët e ruajnë përgjithësisht, le të themi. E ruajnë për arsye se ata që janë më aktivë në procesin e mobilizimit elektoral apo edhe në votë në përgjithësi janë njerëz që kanë interesa të lidhura me partitë. Ata që synojnë të ruajnë vendin e punës, ose familjarët. Ose ata që synojnë pastaj të zenë një vend pune në momentin që do heqin qafe palën tjetër. Këta janë pjesa më aktive, politikisht, e shoqërisë.

Kurse pjesa tjetër, fatkeqësisht, sa më të zhgënjyer janë nga partitë aq më tepër rrezikojnë edhe të mos votojnë fare. Dhe ky është një problem i madh. Ky është pragu, barriera që i pengon dhe kjo u prish punë forcave të reja. Është edhe çështja e mosbesimit pastaj. Në përgjithësi njerëzit kanë një mosbesim ndaj atyre që janë në politikë. Kur krijohen forca të reja ideja është se i ka paguar dikush tjetër për ti prishur punë një partie ose një tjetre, nga ato klasiket.

Lexo edhe:

Sondazhi Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS e LSI, rritet PD. Ja çfarë ndodh në Tiranë e Durrës

Sondazhi RTV Ora & Notto/ A janë të rëndësishme zgjedhjet e 25 Prillit për të ardhmen e Shqipërisë? Ja si përgjigjen shqiptarët

Vendi Lajme rtv ora Ora News Politikë Lajmi i fundit Aktualitet 25 prilli ipr marketing sondazhi ermal hasimja matilda mcini Intervista në Ora News

EMISIONET