Sondazhi në RTV Ora/ Gonxhe: PS akoma parti e parë, PD ka marrë pikë nga LSI-ja

Sondazhi në RTV Ora/ Gonxhe: PS akoma parti e parë, PD ka marrë

Në një intervistë për Ora News, kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe duke analizuar rezultatet e sondazhit të Antonio Notos në RTV Ora, tha se sondazhi ka material për analizë nga të dyja kampet.

Gonxhe shtoi se PS del parti e parë gjithsesi dhe se shumë pikë kanë shkuar nga LSI te PD-ja sipas rezultateve të sondazhit.

Gonxhe: Nuk është se është sukses nëse kemi një sondazh me një opozitë që mendon se gjithçka ka shkuar keq dhe gjithçka është zi, duhet të ishte e mërzitur me këtë rezultat edhe pse ka një rritje nga viti 2017. Këtu ka shumë material për të dyja kampet, edhe për mazhorancën, pasi a do të japin këto shifra një opozitë e cila do ta kalojë mazhorancën. Pala qeverisëse ka barrën për të vërtetuar se gjërat nuk janë ashtu sikurse thotë pala kundërshtare.

Opozita nga ana tjetër është ballëhapur le të themi, pasi çdo gjë që ka shkuar keq, nuk është përgjegjësia e tyre. Nga ana tjetër qeveria duhet të vërtetojë se këtu ka arsye objektive dhe subjektive dhe situata të paparashikueshme. Po ashtu ka lidhje me reformat që mund të jenë zbatuar mirë ose jo mirë. Prandaj e ka barrën shumë më të rëndë se duhet bërë edhe qeverisja e vendit. PS është parti e parë akoma dhe situatat janë në proces. Shoh që më shumë pikët kanë shkuar nga LSI te PD-ja. Prandaj mendoj se është shifër optimiste për qeverinë.

Vendi Lajme Politikë LSI PS blendi gonxhe Intervista në Ora News sondazhi RTV Ora Antonio Notto

EMISIONET