Vetëm 4 në 10 francezë dëshirojnë të vaksinohen kundër Covid-19, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Franca renditet një “kampion bote” midis vendeve “opozitare” tw vaksinws, përpara Rusisë dhe Afrikës së Jugut.

Në Francë, ku fushata e vaksinimit sapo ka filluar, 40% e të anketuarve nga Ipsos Global Advisor dhe Forumi Ekonomik Botëror thanë se do të bien dakord të vaksinohen për Covid-19.

Kjo përqindje duket e vogël krahasuar me sondazhet përkatëse në tetor (54%) dhe gusht (59%).

Franca nuk është i vetmi vend ku përqindja e atyre që synojnë të vaksinohen mbetet relativisht e ulët.

Sipas sondazhit, vetëm 43% e rusëve dhe 53% e afrikanëve të jugut u përgjigjën po në lidhje me vaksinimin.

Ata ndiqen nga Japonia (60%), Italia dhe Spanja (62%) dhe Gjermania (65%). Në të kundërt, 80% e kinezëve thonë se duan vaksinën, ashtu si 78% e brazilianëve dhe 77% e britanikëve.

Vini re se Shtetet e Bashkuara, ku ka filluar edhe fushata masive e vaksinimit të popullsisë, është i vetmi vend ku “synimi” për t’u vaksinuar është rritur në 69% sot, nga 64% në tetor.

Arsyeja kryesore e cituar nga ata që thonë se hezitojnë në lidhje me vaksinën është se kanë frikë nga efektet anësore (80% në Korenë e Jugut, 76% në Japoni, 72% në Francë).

Arsyeja e dytë është se ata nuk janë të bindur për efektivitetin e tij. Ka disa që thonë se nuk ndihen të kërcënuar nga Covid-19.

Vetëm në vendin e katërt vijnë ata që thonë se janë përgjithësisht kundër vaksinave, 26% në Rusi, 23% në Afrikën e Jugut, 14% në Francë, vetëm 9% në Kinë, 8% në Japoni dhe 7% në Korenë e Jugut.

Sondazhi u krye në 15 vende përmes platformës në internet Ipsos Global Advisor nga 17-20 Dhjetor, me pjesëmarrjen e 13,542 të rriturve.