I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh se në vitin 2017 dihej se në Tiranë ishin planifikuar se do të ndërtoheshin 5 milionë metra katrorë.

Soko: Në vitin 2017 ai e dinte se në Tiranë ishin planifikuar se do të ndërtoheshin 5 milionë metra katrorë. E gjitha kjo histori më ka dëshpëruar vetëm për një pikë, është se në cilin vend të botës del kryetari i bashkisë në përgjimet e antimafies së një vendi tjetër dhe të mos i futet asnjë gjemb në këmbë.

Unë kam folur për këtë problem kur mbaja rekordet e Veliaj kur firmoste për leje nga 500 mijë metra katrorë, derisa sa vajti në 1.5 milionë metra në vitin 2019 që është rekord.