Soko: Mbillet hashah, shitet, pastrohen paratë. Është cikël i mbyllur, me këtë mbahet pushteti

Soko: Mbillet hashah, shitet, pastrohen paratë. Është cikël

Raporti “Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, i financuar nga projekti gjerman GIZ dhe Ministria e Jashtme evidentuan probleme në sektorin e ndërtimit në Shqipëri.

Sipas këtij raporti, përgjatë viteve 2017-2019, nga 141 kompani që fituan leje 59% e tyre nuk justifikonin burimet financiare duke bërë kështu që shuma totale e parave të pajustifikuara të jetë 1.6 miliardë euro.

Për ekspertin e ekonomisë Pano Soko, shumica e parasë që investohet në ndërtim ka një prejardhje të dyshimtë. Ai e lidh atë me raportet e shumta ku Shqipëria klasifikohet në vendet që prodhon dhe qarkullon lëndë narkotike kryesisht kanabisin.

Në një intervistë për RTV Ora, ai thotë se këtu është krijuar një cikël i mbyllur që mundëson pastrimin e parave me anë të të cilave mbahet pushteti.

Soko: Paraja informale që është futur në ndërtim është paraja që është prodhuar gjithë këto vite ku Shqipëria është përdorur si pikë shpërndarje e drogave të rënda. Kjo është një gjë që është evidentuar nga shumë raporte ndërkombëtare që Shqipëria është një vend tranzit dhe një vend i prodhimit të hashashit. Cikli kështu mbyllet. Prodhojmë hashash, e shesim hashashin, pastrojmë para. Përdorim  paratë e pastruara për të qëndruar në pushtet, nëpërmjet pushtetit mbjellim hashash, pastrojmë para e kështu me radhë. Është një cikël që mbyllet. Ata e kanë mbyllur përgjatë gjithë kohës. Lavatriçja e përdorur në këtë rast por që mund të ketë dhe të tjera është ndërtimi. Lavatriçja më e madhe e pastrimit të parave është Bashkia e Tiranës.

Soko i bën thirrje organeve të drejtësisë që të fillojnë menjëherë nga puna për të goditur këtë fenomen pasi shifra për të cila bëhet fjalë përbën rreth 14 përqind të GDP-së së Shqipërisë.

Soko: Ky është një raport serioz por nuk është i vetmi. Për këtë ne kemi institucione që duhet të marrin përsipër këtë gjë. Gjithë hallkat e zinxhirit të kontrollit të parasë duhet të vendosen në lëvizje se ku është ngërçi dhe pse nuk funksionon sistemi. Të gjithë institucionet e drejtësisë duhet të fillojnë punën pasi nuk po flasim për një shifër qesharake. Është gati sa 14 përqind e prodhimit të brendshëm bruto.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti Endi Mullaj

Vendi Lajme pano soko trafik droge kultivim kanabisi Aktualitet pushteti pastrim parash

EMISIONET