Moskandidimin e figurave të rëndësishme të PS në zgjedhjet e 25 prillit analisti Mentor Kikia e sheh si vendim të Ramës dhe jo tërheqje nga ana e tyre.

Mentor Kikia: Nuk e pranoj aforfe idenë që këta nuk pranuan por është formula e bërë publike që këta janë persona të cilët nuk janë kandiduar nga kryesia apo kryetari i partisë dhe për të sheshuar qejfmbetjet dhe për të mos i dhënë ushqim medias për të përjashtuar u gjet formula që të gjithë të shkruajnë nga një tekst që “po largohem për tu lënë vendin më të rinjve”. Nuk mendoj se janë të dorëhequr por të larguar. Nuk shikoj ndonjë problem pasi nuk është e thënë që çdo parti të shkojë me të njëjtët njerëz në çdo fushatë elektorale. Nuk ka ndonjë të keqe, e kundërta do të ishte shqetësuese,  nëse nuk do të kishte lëvizje fare.

Afrimin e figurave jashtë politikës nga kjo parti por edhe nga opozita, Kikia e sheh si përpjekje të politikës për të pastruar imazhin.

Kikia: Dy zgjedhjet e PS, dy vendet e para në Tiranë janë njerëz pa kontribute politike, ka shumë të tjerë që realisht kanë dhënë kontribut. Por në zgjedhje më shumë se kontributi rëndësi ka kush merr më shumë vota. Kemi një përmbysje të realitetit, nga ata të fortët, njerëzit  e pasur, ata që siguronin vota përmes parave, kërcënimeve dhe shantazheve dhe presioneve kemi kaluar në anën tjetër ku marrim njerëz që gjithashtu nuk kanë qasje të drejtëpërdrejtë në politike por që sigurojnë vota për shkak të kontributit të tyre politik. Ndryshimi është si nata me ditën, e shoh si zhvillim pozitiv por edhe si përpjekje të dëshpëruar të politikës nga të dyja palët që nga njerëzit e fortë u kthye te njerëzit e famshëm. Asnjëra dhe as tjetra palë nuk janë politikbërës dhe nuk japin garanci se cili do të jetë kontributi në politikbërje. Të jesh një njeri i mirë dhe një specialist i mirë nuk mjafton për të qenë një ligjvënës i mirë. Padyshim është më mirë një inxhinier, shkrimtar apo mjek sesa sipërmarrës që e shfrytëzuan mandatin e partisë për të fituar tendera për kompanitë e tyre.

Sidoqoftë, për Kikinë kjo është një zgjedhje shumë më e mirë sesa garimi i sipërmarrësve dhe apo personave me rekorde kriminale.

Rama: Unë e shikoj shumë të mirë dhe të mrekullueshme përfshirjen  në jetën  politike të intelektualëve, shpresoj ti kemi dhënë fund epokës së përfshirjes në jetën politike të banditëve, të të fortëve, të njerëzve që siguronin para me trafiqe dhe këto para i konvertonin në vota për partinë. Por mendoj se ndryshimin në përgjithësi mund ta bëjnë politikanët profesionistë. Ju siguroj që asnjëri prej këtyre nuk do të lërë gjurmë në këtë politikbërje dhe pas zgjedhjeve do të përcillen aty ku ishin ashtu si sot i përcollën disa elementë shumë të mirë të shoqërisë civile si Gjermeni dhe Hysi. Këto njerëz politika i merr herë pas here për të trukuar imazhin e saj.

I pyetur nëse me zonjën Bozo deputete do të ketë tjetër ritëm rindërtimi, Kika jep këtë përgjigje për Ora News.

Kikia: Do ishte naivitet të besonim që futja në parlament e zonjës Bozo do të sillte këto ndryshime, qeveria nuk është se nuk ka ditur ti bëjë këto gjëra. Bozo u bë e famshme për shkak të qëndrimeve për çështjen e tërmetit duke u përpjekur të mbajë në kontroll frikën e opinionit publik. Ajo nga e cila vuan industria e ndërtimit është shkelja e parametrave teknikë. Qeveria i ka pasur të gjithë mekanizmat për ta kontrolluar këtë gjë dhe nuk e ka bërë. Qeveria i ka pasur të gjitha mundësitë për të hetuar mbi cilësinë e ndërtimeve që u shkatërruan nga tërmeti dhe nuk e ka bërë dhe nuk besoj që këtë realitet do ta ndryshojë një deputete.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti Besjana Kuçana