Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi elektoral në Kavajë ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama teksa komentonte gjobat e policisë për anëtarë dhe drejtues të partisë që ajo drejton.

Kryemadhi i kujtoi Ramës se as ajo dhe asnjë anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk trembet nga një kryeministër që i ka mbaruar oksigjeni.

Sot u njohëm dhe më një vendim të një drejtori policie Fred Mara që i duket vetja se është politikan i madh se mund ta mbajë njëherë me PS e njëherë me PD mirë në Korçë. Më duket j vetëm absurde por dhe guxim i madh. Shumë mirë që ia ka vendos gjobën Endrit Braimllarit se nëse bënte 500 takime në ditë tani do bëjë 1500 takime në ditë, nuk do kthehet që ta shikojë më vajzën e vetë në Tiranë që e ka 1 vjeçe, por përkundrazi do rrijë atje mëngjes, drekë, darkë dhe nuk ka për të pushuar asnjë sekondë, jo vetëm Endriti por të gjithë të rinjtë dhe të rejat që janë jo vetëm në Korçë por në të gjithë Shqipërinë”.

Më tej, teksa iu drejtua Ramës në vetë të parë, Kryemadhi paralajmëroi se “askush nuk ikën nga kjo botë pa larë hesapet”.

Nuk do të na ndalojnë dot. I them Ramës dhe kujtdo tjetër, askush nuk ikën nga kjo botë pa dhënë llogari. Mua nuk më ndalin as plumbat dhe sikur Rama t’i përdorë. Policia nuk paguhet nga taksat për të gjurmuar të rinjtë e LSI-së. Edhe Enver Hoxha të ngrihet nga varri unë nuk tërhiqem, LSI forcë e parë, forcë e paparë“, u shpreh Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI i dha edhe një “këshillë” kryeministrit. Sipas saj, kokaina që i vjen nga Elbasani nuk është aq e pastër sa mendon.

“Edi Rama dhe bandat e tij, me beretat e spaçatorëve të dhunës, mendon se do të ndalojë LSI-në. Po i them Edi Ramës dhe të gjithë shërbëtorëve të tij që, asnjëri nga ne nuk do ikë nga kjo botë pa larë borxhin dhe pa marrë hakun e vet. Kështu që, të jetë i kujdesshëm! Monika Kryemadhin as plumbi nuk e ndalon. Edhe po përdori plumb Edi Rama ndaj Monika Kryemadhit të jetë i bindur që do të ketë me mijëra plumba që do të jenë vota më 25 prill që do zhdukin Edi Ramën dhe farën e tij të poshtër nga Shqipëria.

Të ketë kujdes se kokaina që i vjen nga Elbasani nuk është aq e pastër sa mendon. Dhe ti bëjë llogaritë mirë për çdo veprim”, tha ndër të tjera Monika Kryemadhi.

Lexo edhe:

E gjobitën 5 mln lekë, Braimllari: Rama i tmerruar nga rritja e pandalshme e LSI