Frenimi i pandemisë, Sllovakia merr vendimin e pazakontë: Do testohen të gjithë 5.4 milion shtetas

Frenimi i pandemisë, Sllovakia merr vendimin e pazakontë: Do testohen

Në një përpjekje për të frenuar pandeminë, qeveria sllovake ka filluar një plan të ri  për të testuar të gjithë vendin prej 5.4 milion banorë.

Në kontrast të plotë me trajtimin e rreptë të valës së parë të pandemisë në pranverë, Sllovakia u gjend në majën e një katastrofe të shëndetit publik në muajin tetor pasi një kombinim i lehtësimit të kufizimeve të masave , udhëtimeve në verë dhe lodhjes së njerëzve për masat kufizuese rezultuan në mijëra raste të reja COVID-19.

Ditën e shtunë vendi u përball me nëj rritje të rasteve të së infektuarëve duke regjistruar 3.000 raste. Për të parandaluar shembjen totale të sistemit të kujdesit shëndetësor të lënë pas dore  dhe  gjithashtu për të rregulluar imazhin e tij të goditur nga komunikimi i krizës kaotike, Kryeministri Sllovak Igor Matovic doli me një plan të ri dhe ambicioz .

Më 17 tetor, Matoviç njoftoi se Sllovakia do të organizonte një test masiv të të gjithë qytetarëve të saj për koronavirusin brenda dy javësh. Në situatën e përkeqësuar, tha Matoviç, Sllovakia "mund të jetë vendi i parë në botë i cili po teston të gjithë popullsinë e tij"

​Gjithashtu  qeveria ka vendosur një bllokim të pjesshëm duke filluar nga 24 tetori dhe u kërkoi njerëzve të minimizojnë lëvizjen e tyre dhe kontaktet shoqërore.

Bota Lajme koronavirus Covid-19 pandemia qytetare parandalimi sllovakia

EMISIONET