Tenisti numër një në botë Novak Djokovic është skualifikuar nga ndeshja e tij në raundin e katër të Grand Slamit US Open ditën e dielë , pasi e ka qëlluar gjyqtaren anësore me top

Gjatë një aksioni në setin e parë  kundër spanjollit Pablo Carreno Busta, Djokovic nga zemërimi goditi topin fortë dhe e qëlloi me top në fyt.

Së fundmi tenisti ka kërkuar falje nëpërmjet një postimi në “Instagram”, duke shprehur pendesë  dhe se e gjithë kjo situatë e ka bërë të jetë bosh dhe i trishtuar.

“E gjithë kjo situatë më ka lënë vërtet të trishtuar dhe bosh. Jam interesuar dhe organizatorët e turneut më thanë që falë Zotit ajo po ndihet mirë. Më vjen jashtëzakonisht keq që i kam shkaktuar një stres kaq të madh, kaq të padëshiruar,  kaq gabim”- shkruan Djokovic.

Pas një diskutimi të gjatë, ai u përjashtua nga zyrtarët e turneut në Flushing Meadoës.

Gjithashtu Djokovic tha se do të humbasë të gjitha pikët e renditjes së fituar në US Open , do të humbasë paratë e çmimit që kishte fituar në turne dhe mund të gjobitet për incidentin.