Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar ditën e sotme procesverbalin e datës 26 nëntor 2020.

Në një njoftim për mediat, KED ka bërë me dije rendin e ditës ku u miratua vendimi për skualifikimin e tre kandidatëve nga gara për Gjykatën Kushtetuese.

KED vendosi  më 26 nëntor të përjashtojë gjyqtarët Aldona Sylaj, Ardita Bunaj dhe Shaqir Hasanaj që kandidonin për Kushtetuesen.

Sipas KED, kandidatët kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

LEXO EDHE: Nuk plotësojnë kushtet për Kushtetuesen, KED u ndalon kandidimin tre aplikantëve/EMRAT

T.I./oranews