Sherr me thika në Skrapar, dy të rinj nisen me helikopter drejt Tiranës. Shpallet në kërkim autori

Sherr me thika në Skrapar, dy të rinj nisen me helikopter drejt

Një konflikt i çastit në Skrapar u bë shkak për plagosjen e dy të rinjve të cilët janë qëlluar me thikë.

Policia dhe dëshmitarët thanë se Xhoni Memollari 33-vjeç, ka goditur me mjet prerës Albi Çelën 20-vjeç, dhe Eridian Myftari 22-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në tregun e Skraparit rreth orës 12:00 të së shtunës, ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Të dy të rinjtë janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, ndërsa mësohet se të dy kanë marrë dëmtime të rënda.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia ka njoftuar se po punohet për të kapur autorin e dyshuar.

https://youtu.be/UgVxmj2VXj0

Vendi Lajme fier skrapar konflikt thika

EMISIONET