Policia Skoci është në kërkim të një 31-vjeçari shqiptar i cili ka humbur në Paisley që nga dita e shtunë (4 korrik).

Iren Muça, flet pak anglisht, po qëndronte në Paisley dhe u pa për herë të fundit në Rrugën Christie të qytetit rreth orës 2.30 pasdite të Shtunës, bëjnë me dije autoritetet.

policia ka publikuar foton e tij dhe kur u pa për herë të fundit ishte i veshur me tutat të errëta vrapimi, bluzë e kuqe, atlete me ngjyrë të errët.

Rreshteri Megan Bryson, nga Stacioni Policor Paisley, tha:

“Iren ka pak që ka ardhur në Paisley dhe nuk e njeh fare zonën. Me sa jemi në dijeni, ai nuk ka pasur kontakte me askënd që kur është parë për herë të fundit. Ne besojmë se ai ka një sasi të vogël parash me vete dhe një telefon celular. Oficerët aktualisht po kontrollojnë për ta gjurmuar atë dhe po punojnë me operatorët e transportit lokal, si dhe kolegët në Policinë e Transportit Britanik, në përpjekje për ta gjurmuar atë. Kushdo që e di se ku është Iren ose që ka ndonjë informacion që do t’i ndihmojë oficerët në gjetjen e tij, mund të telefonojnë Zyrën e Policisë Paisley në numrin 101. Ju lutemi citoni numrin e referencës 1030 të 7 korrikut 2020 kur telefononi.”